Kreu i qeverisë shqiptare përgëzon boksierin lushnjar për titullin botëror të fituar në ringun e Londrës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas fitores së boksierit shqiptar Florian Marku, i cili mbrëmjen e së shtunës, në ringun e “Tottenham Hotspur” fitoi ndaj ukrainasit Maxim Prodan, duke u shpallur kampion i botëtos në peshën e mesme të IBF.
Në faqen e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka shpërndarë fotografinë e Markut me simbolin e shqiponjës, teksa shkruan:
“Respekt kampion”.