KLSH gjen 22.6 milionë euro dëme/ Parregullsitë në të ardhurat dhe shpenzimet gjatë 2019-2020

Shqipëria

KLSH gjen 22.6 milionë euro dëme/ Parregullsitë në të ardhurat dhe shpenzimet gjatë 2019-2020

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

22.6 milionë euro është dëmi i kanë shkaktuar institucionet buxhetit të shtetit për periudhën 2019-2020.

Referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit ku ka audituar institucionet shtetërore në periudhën janar-qershor 2021, për parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhura e shpenzime të kryera dëmi përllogaritet në 1.3 milionë euro.

Një pjesë e tjetër e dëmit lidhet me shkelje të disiplinës financiare të autoriteteve, nga të cilat 8.4 milionë lekë përllogariten dëme në fushën e të ardhurave teksa pjesa më e madhe në atë të shpenzimeve me 12.8 milionë euro sipas KLSH-së.

Kjo vlerë e lartë e dëmit ekonomik në fushën e shpenzimeve lidhet kryesisht me keqmenaxhimit e fondeve të programuara, mungesës së kontrollit të procedurave të prokurimeve publike si dhe shkeljes së disiplinës buxhetore me likuidimin e shpenzimeve nga institucionet.

Prokurimet publike vijojnë të jenë fusha me riskun më të lartë për buxhetin e shtetit pasi edhe në këtë auditim të KLSH-së shkeljet më të mëdha janë konstatuar në procedurat tenderuese me 74.3 milionë lekë dëm ekonomik.

Problematikat thuhet në auditimin e KLSH-së lidhen jo vetëm në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit me mangësi të mëdha në përgatitjen e dokumentacionit të tenderave, por edhe në fazën e zbatimit të kontratave si dhe dorëzimit të punimeve.

Pas tyre, shkeljet e tjera i përkasin fushës së tatim –taksave me moszbatim të legjislacionit tatimor me një dëm që përllogaritet sipas institucionit auditues në 14 milionë lekë, teksa në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore dëmi i përllogaritur arrin në 13.1 milionë lekë për shkak të largimeve të padrejta nga puna apo dhënie padrejtësisht të shpërblimeve për punonjësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat