Dy predha, të cilat dyshohen të Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar pasditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë.
Menjëherë është njoftuar policia ,e cila ka ngritur perimetër sigurie.
Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.
Ky është rasti i dytë pasi më herët të tjera predha u gjetën pikërisht pranë Muzeut kombëtar të pavarësisë ku po zhvillohen punimet për projektin e Parkut të shtëpisë së pavarësisë.