Vrau policin, 21-vjeçari foto kryeministrin Rama dhe me pistoletë, duke mbuluar fytyrën

Shqipëria

Vrau policin, 21-vjeçari foto kryeministrin Rama dhe me pistoletë, duke mbuluar fytyrën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:53
Edi Rama/ Aldo Rama

Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi për vdekjen efektin e policisë Saimir hoxha, shfaqet në fotot e facobookut të tij edhe me pistoletë.

Ai ka postuar foto me një pistoletë në tavolinë, në adoleshencë, po ashtu, në disa prej fotove, ai edhe mbulon fytyrën.

Ndërkohë, në vitin 2016, ai ka postuar edhe një foto me kryeministrin Rama kur ky vizitonte Lezhën.

Ndërkohë, 21-vjeçari  është vetëplagosur me armë zjarri sipas policisë, gjatë operacionit policor për kapjen e tij.

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundërshtuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij. 

Ai po transportohet në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar, pasi është në gjende të rëndë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat