Për ata që synojnë të punojnë në Itali, Cefal dhe Escoop ofron kontrata pune sezonale.
Sektorët kryesor të punësimit janë në agro-kulturë dhe në hoteleri.
Përfaqësuesi kryesor i projektit “Ura Adriatike” Fabio Federici, sqaron fazat e aplikimit, duke nisur me njohjen e gjuhës dhe statusin social, e më pas me aftësitë profesionale.
"Në fazën e parë të projektit flitet për aftësinë e komunikimit, dhe karakterin social të aplikuesit. Në fazën e dytë të tij është mjaft e rëndësishme të kuptohet formimi profesional i të interesuarve që kryesisht duhet të jenë në sektorin e agro-kulturës dhe turizmit, si dy nga shtyllat kryesore të “Ura Adriatike”.
Projekti parashikon rreth 400 kontrata pune, por gjendja pandemike e ka vështirësuar realizimin e këtij projekti.
"Zemra e projektit “Ura Adriatike” është në Villa Romana, domosdoshmërisht kemi nevojë të lidhemi edhe më Lombardinë dhe Parmën. Do ishte mirë që nga 400 persona, fillimisht të rekrutonim 100 të parët, duke qenë se për shkak të covid kemi përsëri pengesa, ne jemi ende në kërkim të këtij krahu pune."
Për përfaqësuesit e ambasadës italiane në Shqipëri, kjo iniciativë do të shërbejë për një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
"Duhet të kuptojmë edhe rëndësinë e këtij projekti, kemi të bëjmë mbi të gjitha me një kontratë punësimi, të lidhur ngushtësisht edhe më bashkëpunimin e ngushtë të Italisë dhe Shqipërisë".
Porta Adriatike u pa me interes edhe nga përfaqësues të ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Punësimit dhe Aftësive.
Ata që fitojnë kontrata pune do të qëndrojnë në Itali nga muaji prill në tetor.
Paradoks është se ky lajm vjen në një kohë kur Italia po përjeton krizë punonjësish pas largimeve masive të italianëve që punësohen në Evropë.