SPAK ka zbarkuar në Zyrën Arsimore të Dibrës, ku dhe ka kryer kontrolle.
Me urdhër të SPAK, janë bërë disa ndalime. Është ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut të Dibrës.
Po ashtu, i ndaluar është edhe Lul Dani, polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit.
U ndalua gjithashtu Halit Shehu, specialist pyjesh. Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar të lartpërmendurit, por dyshohet për korrupsion në arsim.
Oficerët e SPAK ende po kryejnë operacionin, e mësohet se janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesa.