Nuk ia doli të fitojë mandatin e deputetit në 25 prill/ Ervin Bushati merr një posti të rëndësishëm

Shqipëria

Nuk ia doli të fitojë mandatin e deputetit në 25 prill/ Ervin Bushati merr një posti të rëndësishëm

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:36
Ervin Bushati

Ndonëse nuk mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, ish-deputetit të PS-së Ervin Bushati i është besuar një post i rëndësishëm.

Panorama mëson se Ervin Bushati është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.

Prezantimi i Ervin Bushatit si drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, ose me titull zyrtar “Administrator” pritet të bëhet nesër në orën 14:00. Më herët ky post ishte mbajtur nga Laert Duraj, dhe përkohësisht nga Hipokrat Biba.

Ervin Bushati ishte pjesë e listës PS në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prill, por nuk siguroi mjaftueshëm vota për të marrë mandatin. Disa kandidatë brenda kampit rozë thyen herësin e partisë duke fituar mandatin e humbur nga Bushati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat