Asnjë i afërm pranë Aldi Ramës

Shqipëria

Asnjë i afërm pranë Aldi Ramës

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:53
Aldi Rama

Ka mbërritur rreth orës 18:00 në Spitalin e Traumës në Tiranë 21-vjeçari Aldi Rama, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në ishull Lezhë.

Kujtojmë që Aldi Rama qëlloi veten me plumb në kokë, duke mos pranuar të dorëzohet pas 5 orësh në kërkim nga policia.

I riu u nis menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, por duke qenë se gjendja e tij ishte kritike, 21-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aldi Rama po mbahet i intubuar, me frymëmarrje të drejtuar dhe me kokën e fashuar. Raportohet se ai ka marrë dëmtime në kokë nga predha e armës së zjarrit, që i ka prekur edhe zonën e trurit. Po ashtu burime bëjnë me dije se ai ka qëlluar nga ana e majtë dhe plumbi ka përshkuar tejpërtej.

Aldi Rama ndodhet në reanimacion dhe po i nënshtrohet analizave pasi ekziston frika se ka pësuar një hemorragji të brendshme.

Po ashtu ai po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Burimet thonë se pranë tij nuk ka asnjë të afërm, ndërsa parametrat jetësore janë të dobëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat