Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë.
Top Channel ka mësuar se autori ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aldi Rama dje refuzoi kontrollin e policisë dhe me armën tip pistoletë qëlloi oficerin Saimir Hoxha. Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital.
Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë. Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.