Ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të mbahen homazhet për Saimir Hoxhën, oficerin e policisë që u ekzekutua një ditë më parë në krye të detyrës.
Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë është Aldi Rama, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Aldi Rama pasi refuzoi kontrollin e policisë qëlloi me armën tip pistoletë TT oficerin Saimir Hoxha.
Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë
. Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.