Mbytet peshkarexha “Sirena Blu” në gjirin e Gramës, shpëtojnë marinarët

Shqipëria

Mbytet peshkarexha “Sirena Blu” në gjirin e Gramës, shpëtojnë marinarët

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.

Peshkarexha Sirena Blu kishte në bord katër persona.

Kjo peshkarexhë e Himarës ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa anija është mbytur në afërsi të gjirit te Gramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat