Presidenti Ilir Meta bëri homazhe në nder të komisar Saimir Hoxhës i cili mbeti i vrarë dje në Kune Vain.
“Është një moment i dhimbshëm ti japim sot lamtumirën e fundit një oficeri hero të policisë së shtetit por dhe një prindi e familjari si komisar Saimir Hoxha. Kurrsesi nuk e meritonte të ndahej nga jeta duke sakrifikuar jetën “
Gjithashtu Meta tha se ky është edhe një moment reflektimi.
"Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar dhe dekurajimin e krimit ordiner, siç është prioritet lufta çdo sekondë e trafikut të drogës dhe e atyre që jo vetëm përfitojnë prej saj por dhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj e fëmijë që bien në prenë e këtij fenomeni shkatërrimtar dhe janë përgjegjës për akte të tilla që trondisin një shoqëri të tërë.
Është një luftë që nuk duhet të bëhet çdo sekondë dhe jo vetëm në momente të tilla tragjike sikur është momenti për të mbështetur më shumë policinë në këtë luftë."