Presidenti Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", me motivacionin:
"Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike".
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/29/auto_-640-0-61544671e275e1632914130.jpg)
Presidenti Ilir Meta bëri homazhe në nder të komisar Saimir Hoxhës i cili mbeti i vrarë dje në Kune Vain.
“Është një moment i dhimbshëm ti japim sot lamtumirën e fundit një oficeri hero të policisë së shtetit por dhe një prindi e familjari si komisar Saimir Hoxha. Kurrsesi nuk e meritonte të ndahej nga jeta duke sakrifikuar jetën".