Basha homazhe për nder të nënkomisarit mesazh efektivëve: E ndjej edhe unë poshtërimin dhe braktisjen

Shqipëria

Basha homazhe për nder të nënkomisarit mesazh efektivëve: E ndjej edhe unë poshtërimin dhe braktisjen

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 13:29
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Enkelejd Alibej shkuan në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazh për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha të vrarë në krye të detyrës.

Basha shprehu ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e nënkomisarit ndërsa tha se si ish drejtuesi i tyre ndjente poshtërimin dhe braktisjen që i bëhet çdo ditë efektivëve .

“Si drejtues i dikurshëm u them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtërimin që ndjejnë e ndjej përditë unë. PD do të bëjmë gjthçka që sakrificën e uniformën e dinjitetin e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë.

E hapi i parë duhet të jetë një shtet e nje qevei në krah të policisë krah ligjit e kundër krimit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat