Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se familjarët e nënkomisarit të vrarë Saimir Hoxha, i cili sot u shpall “Dëshmor i Atdheut”, do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.
Çuçi tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët e nënkomisarit do të marrin trajtim financiar dhe nëse vazhdojnë shkollën e lartë atëherë ky trajtim do jepet deri në moshën 25 vjeç.
Po ashtu ai theksoi se do të fitojnë shërbim shëndetësor falas dhe benefitet e tjera.
Bledi Çuçi: "Sot ne morëm vendimin për shpalljen dëshmorë i atdheut të nën komisarit, Saimir Hoxhës. Qeveria mori vendimin për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen e titullit "Dëshmor i Atdheut" kur të hyjë në fuqi ligji i ri, që ne miratuam me mbledhjen e parë të kësaj qeverie, familjarët dhe posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës.
Fëmijët e Dëshmorit të Atdheut do të marrin një trajtim gjatë gjithë jetës së tyre deri në 18 vjeç dhe nëse vazhdon shkollën e lartë deri në 25 vjeç.
2 djemtë do marrin një pagë prej 170% të pagës që ka patur nën komosar Saimir Hoxha.
Do të marrin trajtim falas shëndetësor dhe të gjitha përfitimet që vijnë si rezultat i përfitimit të statusit dëshmor i atdheut të babit tyre.
Në çdo moment nuk do u mungojë përkujdesja nga shteti".