Elbasan/ Të rinjtë konfliktohen në mes të parkut ‘Rinia’, marrin dëmtime të lehta

Shqipëria

Elbasan/ Të rinjtë konfliktohen në mes të parkut ‘Rinia’, marrin dëmtime të lehta

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Dy persona janë përfshirë në një konflikt në Elbasan. Policia njofton se gjatë konfliktit, i cili nisi për motive të dobëta dhe më pas agravoi, mbetën të plagosur të dy të rinjtë.

Ata kanë dëmtuar njeri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.

Më datë 29.09.2021, rreth orës 13:30, pranë parkut Rinia, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta , shtetasit S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë të dy kanë marrë dëmtime të lehta”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat