Drejtori i Zyrës Arsimore në Bulqizë është marrë peng për disa orë nga një 29-vjeçar.
Zyrtari me inicialet K.K, 52-vjeç , ka bërë kallëzim penal se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët në vendet e punës.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.