“Unë i pari do të marr kallashin”/ Qytetari thyen masën e arrestit dhe shfaqet në takimin e Berishës

Shqipëria

“Unë i pari do të marr kallashin”/ Qytetari thyen masën e arrestit dhe shfaqet në takimin e Berishës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:33
Ilir Amedani

Në “Foltoren” e Sali Berishës në Durrës, ishte i pranishëm edhe një person, i cili tha se kishte thyer masën e “arrestit në shtëpi”, për t'iu bashkuar takimit.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri edhe një thirrje të fortë, ndërsa tha se ishte gati të merrte kallashin.

Qytetari: Jam Ilir Amedani, në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajderit. Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit dhe sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin.

Berisha: Me votë. E kemi me votë tani.

Deklarata të tilla lufte dhe thirrjet për "armatosje dhe kapje armësh", nuk kanë munguar në takimet dhe daljet publike të Sali Berishës.

Bazuar në deklaratat e qytetarit, policia duhet të veprojë, pasi kemi të bëjmë me shkelje të ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat