Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se efektivi i Policisë së Shtetit nuk e ka armën me vete për të sulmuar njerëzit e për të zgjidhur çështje, por për vetëmbrojtje.
Teksa fliste në një lidhje me ‘Skype’ në “Open”, Lleshaj u pyet nga gazetari Elton Qyno se si e zgjidhi situatën Nevaldo Hajdaraj që ndodhet në burg për vrasjen e Klodian Rashës. Lleshaj e konsideroi kriminale mënyrën e menaxhimit të situatës nga Hajdaraj.
Pjesë nga biseda:
Sandër Lleshaj: Nuk zgjidh policia çështje me armë, armën efektivët e kanë për vetëmbrojtje
Elton Qyno: Po Nevaldo Hajdaraj si e zgjidhi çështjen zoti Lleshaj?
Sandër Lleshaj: Çfarë paqartësie keni ju për këtë?
Elton Qyno: Si e zgjidhi çështjen Hjadaraj që ishte efektiv në kohën tuaj?
Sandër Lleshaj: Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale, këtë po them pikërisht, nuk e përdor efektivi armën e zjarrit. Përdoret vetëm kur kundër saj përdoret armë, për kundërpërgjigje.