Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin Open tha se vrasja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha mund të ishte evituar.
“Mund të ishte evituar, e mendoj sepse ka një A dhe një ZH.
Kemi parë në mënyrë kronologjike se çfarë ka ndodhur. Ajo pjesa plotësuese mund t’i kishte ardhur në ndihmë në mënyrën më të mirë. U themi mbroni veten pastaj hajdeni na mbroni neve.
Pasi polici është i sigurt, vjen tek ty dhe të thotë radhën e ke ti për tu mbrojtur. T’i mësojmë t’i mësojnë këto rregulla”, tha eksperti