Bushati merr detyrën në krye të Postës

Shqipëria

Bushati merr detyrën në krye të Postës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:29
Ervin Bushati

"Privilegj dhe përgjegjësi që merr këtë detyrë të rëndësishme." Kështu e ka cilësuar ish-deputeti socialist, Ervin Bushati detyrën e re në krye të Postës Shqiptare.

Ai shkruan se Posta Shqiptare do të bëjë më të mirën drejt arritjes së vizionit dhe përmbushjes së misionit publik.

Bushati: Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut. Shqipëria2030 është një qenie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Të gjithë e pamë shërbimin e rëndësishëm që kryente Posta gjatë periudhës së vështirë të COVID-19, i cili vijon të ketë ndikim. Të gjithë bashkë funksionojmë më mirë kur kemi një vizion të qartë se ku do të shkojë shoqëria.

Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, logjistike dhe digjitale, ndaj në këtë qasje që ka Posta Shqiptare së bashku do përpiqemi të bëjmë më të mirën drejt arritjes së vizionit dhe përmbushjes së misionit tonë publik. Shërbimi ndaj publikut është misioni ynë. Ne, Posta Shqiptare jemi dhe do të vazhdojmë të jemi adresa më e shpejtë e sigurisë të shërbimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat