Ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në Open se ngjarja shokuese që ndodhi në Lezhë kërkon reflektim.
Lleshaj tha se policia është goditur rëndë.
Lleshaj: Ngjarja është aq e rëndë sa meriton reflektim të madh. Na la një shije të hidhur sot policia është goditur dhe duhet të shohim si dhe pse. Tani si është mundur që Shqipëria prodhon djem të tillë që qëllojë policët.
Ai është produkt i shoqërisë tonë. Ne kemi një polici të vogël me ngjarja të mëdha, policia është e goditur.