Ministrja e Financave: Papunësia ka ardhur në rënie

Shqipëria

Ministrja e Financave: Papunësia ka ardhur në rënie

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:39
Delina Ibrahimaj

Në Konferencën e përbashkët të Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kjo e fundit theksoi se papunësia ka ardhur në rënie.

“Elementët e konsumit kanë ardhur në rritje. Kërkesa e jashtme ka pasur një kontribut më të ulët. Sektorët e ekonomisë u prekën, ka pasur një kontribut, një ecuri pozitive dhe industria. ka pasur një rritje të tregtisë dhe transporteve me 4.09%. Administrata publike, arsimim, shëndetësia, kanë pasur një kontribut pozitiv në fushatën e vaksinimit. Aktivitetet profesionale kanë pasur një kontribut pozitiv.

Edhe sektori financiar ka performuar mirë, edhe sa i përket shërbimeve bankare elektronike. Bujqësisë në privat ka rezultuar me ngadalësim. Ky sektor ka qenë pozitiv.

Papunësia ka ardhur në rënie, edhe norma e inflacionit është e qëndrueshme. Në menaxhimin e krizave këta sektorë kanë reflektuar dukshëm kontributin pozitiv në ekonomi”, tha ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat