“Na subvenciononi fidanët”/ Fermeri i luleshtrydheve: 20 mijë euro vetëm për blerje

Shqipëria

“Na subvenciononi fidanët”/ Fermeri i luleshtrydheve: 20 mijë euro vetëm për blerje

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Fermerët e Frakullës prej disa ditësh kanë filluar punën për kultivimin e luleshtrydhes në sera. Përzgjedhja e fidanit është shqetësim kryesor në këtë fillim sezoni.

Nesti Troka prej 7 vitesh kultivon luleshtrydhe në sera. Ai ka rreth 12 dynym sera të mbjella me luleshtrydhe dhe ka shpenzuar më shumë se 20 mijë euro vetëm për blerjen e fidanëve.

Sipas tij fidanët që vijnë nga eksporti janë cilësorë, por kanë kosto të lartë, ndërsa fidanët e vendit nuk kanë shumë prodhim. Prandaj fermerët që kultivojnë këtë frut duhet të përfshihen në paketën financiare të subvencioneve.

Me shqetësimin e fermerëve të zonës bashkohet edhe drejtuesi i njësisë administrative.

Zona e Frakullës është ndër zonat me prodhimin më të madh të frutit të luleshtrydhes. Janë mbi 250 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe në sera në një sipërfaqe rreth 200  hektarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat