PD depoziton kërkesën në Kuvend/ Kërkon seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurrencës

Shqipëria

PD depoziton kërkesën në Kuvend/ Kërkon seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurrencës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:01
Selia e PD

Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës në datën 4 tetor.

Në njoftimin për media, Partia Demokratike shkruan se rritja e çmimit të bukës, që ka sjellë efekt zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, kanë ndikuar në thellimin e varfërisë.

Me këtë shqetësim, deputetët e PD kanë kërkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat