Fëmija i parë afgan në Shqipëri/ Rama i zbulon emrin

Shqipëria

Fëmija i parë afgan në Shqipëri/ Rama i zbulon emrin

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:03
Fëmija i parë afgan në Shqipëri

Në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një fëmijë nga një grua afgane. 27-vjeçarja e cila është strehuar në Shqipëri pas luftës në shtetin e saj, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë.

Ky bëhet dhe fëmija i parë që vjen në jetë nga grupet e ardhura në Shqipëri për t'u strehuar.

Ndërkohë lajmin e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu i ka zbuluar emrin:

"Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi ***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira," shkruan Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat