Tensionet në Laknas, kërcënohet me jetë Sazan Guri: Më drejtuan armën

Shqipëria

Tensionet në Laknas, kërcënohet me jetë Sazan Guri: Më drejtuan armën

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:35
Sazan Guri

Banorët e Laknasit janë përplasur sërish me punëtorët e firmës që kërkon të ndërtojë thertore.

Burime bëjnë me dije se fadroma e firmës është futur në Laknas në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm (1 tetor) dhe ka shkatërruar e prerë dhjetëra pemë.

Në mbështetje të banorëve ka qenë dhe ambientalisti Sazan Guri i cili pretendon se është kërcënuar me jetë ditën e sotme.

Sipas Gurit kanë qenë nipat e administratorit të firmës ata që i kanë drejtuar armën duke ecur me makinë.

Ambientalisti u shpreh se nuk i trembet kërcënimeve, por është i shqetësuar vetëm për sigurinë e familjes së tij.

Sazan Guri: "Disa djem ishin duke udhëtuar me makinë dhe më drejtuan pistoletën.Jam kërcënuar 3 herë. Unë jam i prekur se mund të ketë pasiguri familja, por unë nuk kam frikë. Me mua nuk  matet dot njeri, mua nuk më kërcënojnë dot. Nuk i kam frikë, pro ata duhet t'i vënë gishtin kokës që nuk kanë punë me mua. Le të fitojë me logjikë ai, jo me armë. Janë nipërit e Bledar Dacit, administratori i kësaj kompanie."

Guri u drejtua drejt komisariatit të policisë në Kamëz për të bërë kallëzimin e tij në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat