Presidenti Ilir Meta ka fimosur vendimin e lirimit nga detyra e ambasadores shqiptare në OKB, për Besiana Kadare.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Presidenca.
Besiana Kadare ka një CV të pasur në diplomacinë shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e misionit të OKB-së në vitet 2002- 2005, ndërkohë që ka mbajtur postin e ambasadores në Francë dhe në UNESCO.
Në CV-në e saj thuhet se: “E emëruar sekretare e Parë në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork (2002- 2005)”.