Ambientalisti Sazan Guri u kërcënua me armë nga dy persona për shkak se Guri ishte në krah të banorëve të Laknasit të cilët kundërshtojnë hapjen e një thertoreje.
Guri shkoi në komisariatin nr 4 për të bërë denoncimin ndërsa në një prononcim për median kërkoi të sqaronte dhe përfaqësuesit e firmës që duan të ndërtojnë thertoren se nuk e ka nxitur ai protestën.
“Nuk kam asgjë me kompaninë. Ne thjesht po kërkojmë të pritet seanca gjyqësore. Të pritet 20 ditë sa të bëhet gjyqi”, tha ai.
I shoqëruar me Gurin ishte dhe një vajzë që është kërcënuar po nga këta persona.
Policia ka shoqëruar në komisariat dy djemtë që kërcënuan Sazan Gurin dhe do të merren në pyetje.