Kryeministri Rama takohet me zyrtarin e BE, Borrell zbulon detajet

Shqipëria

Kryeministri Rama takohet me zyrtarin e BE, Borrell zbulon detajet

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:12
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

Ka qenë përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme ai që ka bërë të ditur këtë fakt përmes një statusi në Twitter.

“Takova Kryeministrin Edi Rama në Policy Conference 2021. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm, Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete.

E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së.”, -shkruan Borrell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat