Në një intervistë për gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka u shpreh se heqja e kuorumit 3/5 lidhur me vendimet e këshillave bashkiakë nuk i shërbejnë interesit publik.
Ajo tha një rast i tillë që u aplikuar një gjë e tillë është ajo kalimit të Teatrit Kombëtar drejt bashkisë Tiranë që më pas hapi rrugën për shembjen e tij.
Caka: Është kuorumi 3/5 që e ndalojnë pushtetarin që të bëhet arbitrar. Nëse hiqet ky kuorum dhe bëhet vetëm me votat e shumicës së thjeshtë. Për ne kjo nuk i shërben interesit të publikut. Partia që fiton zgjedhjet fiton edhe shumicën e këshillit të lartë, por kjo nuk do të thotë se këshilli mund të trajtohet si pronë e kryetarit të këshillit, apo kryetarit të bashkisë. Shumicat e thjeshta janë të prirura që të jenë abuzive dhe drejt një interesi të caktuar.
Është një ligj që është aplikuar në mënyrën më të shëmtuar dhe është ligji i cili shembi Teatrin Kombëtar. Ky ligj i hapi rrugë qeverisë së pronën publike kombëtare ta kalonte si pronë vendore të bashkisë së Tiranës dhe është pikërisht 50+1 e këshillit bashkiak monopartiak të Tiranës që e bëri një gjë të tillë. Kjo do të ndodhë nëse ky ligj vazhdon të funksionojë edhe me pronat e tjera publike në vendin tonë.
Caka shtoi se Vettingu është duke ecur me hapa të ngadaltë dhe theksoi se LSI është për zgjatjen e mandatit të institucionit dhe jo të individëve.
Caka: Ne kemi thënë edhe më herët se Vettingu po kryhet me hapa shumë të ngadaltë. Kjo gjë ka krijuar një kaos në gjykata që nuk funksionojnë dhe ka mijëra dosje për tu shqyrtuar. Ne kërkuam që Vettingu të kryhej me ritme të shpejta dhe që nga magjistratura të çoheshin gjykatës për ata që iknin nga Vettingu. Ne jemi për zgjatjen e mandatit të institucionit dhe jo të individëve. KPK të vazhdojë që të qëndrojë, por jo individët që janë atakuar dhe atashuar. Ne do të shohim dhe sugjerojmë që të shihej mundësia e kandidatëve të tjerë.