Sali Berisha nga Shkodra tha se nisma e kreut të Pd Lulzim Bashës për Komision Hetimor është furçë ndaj Ramës.
Sali Berisha: Në 2001 na ndodh një gjë e tillë dhe jua them këtu. Nuk e kishim klimën në favor një demokrat që duhet t’i jemi mirënjohës pa kufi kapi në një klub Fatos Klosin që po i dorëzonte një qese një patronazhisti. Dhe i dërgova fjalë i thashë po e çele gojën, do të dalin fotot.
Ndërkohë dhe arritëm që PE të shprehet se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit. Nano u vu në sanksione dhe bëmë që çështja e zgjedhjeve të çohet në themele.
Ky s’ka arritur asgjë, zero. Tani del e na thotë do krijojmë komision hetimor. Për çfarë? Për të gënjyer njerëzit. Këto janë vetëm furça për Ramën. Është tradhti ndaj jush e ndaj shqiptarëve. Ti duhet të kishte shkuar në ODIHR e Europë dhe të thoni që ai po vjedh votat, ja ç’po bën.