E reja “prish” takimin e Berishës në Shkodër

Shqipëria

E reja “prish” takimin e Berishës në Shkodër

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:07
Sali Berisha

Sali Berisha e hapi “Foltoren” e Shkodrës me retorikën e zakonshme të tij të antikomunizmit, madje mori edhe njëherë dhe valviti në këtë qytet flamurin e “antikomunistit” të zjarrtë.

Fjalimi me mbështetësit e tij shkodranë po shkonte mirë dhe me ovacione të shpeshta në sallë...deri në momentin që mikrofonin e mori një vajzë e re për t’i ngritur disa pyetjeve dhe kërkuar llogari ish-Kryeministrit.

“Problemi i madh në Shqipëri është dekomunistizimi i shoqërisë. Sot, gjyshi im rezulton ende me ligj kriminel ordiner, megjithëse është edhe ish i përndjekur. Sa antikomunist keni qenë ju në PD? Sepse gjyshi im, që është i persekutuar ekziston akoma si kriminel ordiner në letra. Të persekuarit kanë ende probleme me këstet, ka edhe ligje që janë të pjesshme. Sot, akoma familjarëve të të persekutuarve janë të zhdukur. Nuk ekzistojnë ligje që të gjejmë eshtrat e familjarëve tanë? si është e mundur? Çfarë keni bërë u zoti Berisha për ish të përndjekurit?”, pyeti vajza e identifikuar me emrin Stela.

Pyetjet e shqetësimet e ngritura prej saj shkaktuan reagim mosmiratues në sallë dhe pavarësisht thirrjeve të vakta të Sali Berishës që ta linin atë të përfundonte pyetjet e nisura, fjala iu ndërpre.

Në përfundim, Berisha e ftoi Stelën që ta takojë në Tiranë për t’i dhënë, sipas tij, përgjigje për çdo pyetje e shqetësim që kishte në lidhje me çfarë ka bërë Partia Demokratike 13 vite në pushtet për ish të përndjekurit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat