Rama nga Abu Dabi: Brenda një dekade, Shqipëria pret të bëhet eksportuese e energjisë

Shqipëria

Rama nga Abu Dabi: Brenda një dekade, Shqipëria pret të bëhet eksportuese e energjisë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:49
Edi Rama

Brenda një dekade Shqipëria pret të bëhet një eksportuese neto e energjisë.

Kështu u shpreh nga Abu Dabi kryeministri shqiptar Edi Rama i cili mori pjesë në konferencën “World Policy Conference”.

“Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e Komunitetit të Energjisë për ç’karbonizimin e sektorit të ekonomisë.

Ky plan do të parashikojë prodhimin e energjisë me kapacitetet e instaluara në periudhën 2021-2030. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e energjisë”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat