Pak ditë më parë Lezha u trondit nga vraja e oficerit të policisë Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Burime bëjnë me dije se Policia e Lezhës u informua për ngjarjen e rëndë që po ndodhte nga nëna e një prej shokëve të Aldi Ramës, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, Kristjan Sherrit.
Pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha nga Aldi Marku, shoku i tij telefonoi të ëmën për ti treguar se çfarë kishte ndodhur. I riu i ka rrëfyer nënës se po i vrisnin e në këtë mënyrë ajo ka lajmëruar sallën operative të policisë së Lezhës.
Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit. Të dy shokët e Aldi Ramës u lanë ditën e djeshme në burg nga Gjykata e Lezhës, pasi akuzohen për bashkëpunëtorë. Avokati i tyre tha pas përfundimit të seancës se të rinjtë nuk kishin lidhje me vrasjen e se ata ndihmuan policët në momentin që ndodhi vrasja.