Arbër Zaimi nga Vetëvendosje, tha se në Shqipëri, edhe pse hapur territori për të pasur një opozitë të gjallë dhe të fortë, ne sot e shohim opozitën më në krizë se kurrë.
“Në rastin me Kosovës, është përballja me Serbinë ajo që kërkon negocim në Bruksel. Ndërsa sa i takon Shqipërisë, ka nevojë për përkushtim lidhur me përparimin e standardeve të demokracisë apo funksionalizimit të drejtësisë.
Mungesa e këtij përkushtimi, çon në teatralitet dhe një gjë e tillë pastaj mban spektatorët e mbërthyer edhe me anë të dhunës. Këtu ndërkombëtarët pastaj ndërhyjnë si arbitra për ta ndalur këtë dhunë.
Në Shqipëri, edhe pse hapur territori për të pasur një opozitë të gjallë dhe të fortë, ne sot e shohim opozitën më në krizë se kurrë, ndërsa është mandati i tretë i një qeveri që ka qenë gjithmonë e infektuar nga korrupsioni dhe që është në funksion të oligarkëve”, tha Zaimi për Ora News.