Vdekja tragjike e çiftit/ 3 vite më parë babai iu gjet i varur, i riu u martua për dokumente me ganezen në Angli

Shqipëria

Vdekja tragjike e çiftit/ 3 vite më parë babai iu gjet i varur, i riu u martua për dokumente me ganezen në Angli

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 22:19
Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah

Klinton Pira, i cili vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, e më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit, kishte më shumë se një muaj që ishte kthyer nga Anglia.

Nga ana tjetër, 31-vjeçarja Jawsackie Jaboah kishte mbërritur këtë të shtunë në Shqipëri. Ishte Pira, ai që e priti në aeroportin “Nënë Tereza”, e më pas morën një banesë me qira në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

 I riu, me origjinë nga Dibra, kishte shkuar në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme, duke u martuar me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, e cila kishte letra franceze. Megjithatë duket se marrëveshja u kthye në një histori dashurie.

Image

Sipas “Fax News”, familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit.

Por 3 vite më parë, Klintoni që sapo kishte mbërritur në Britani e Madhe humbi të atin, Genci Pira u gjet i vetëvarur në zonën e Korçës. Ai ishte nisur përmes kufirit të gjelbër të kalonte në mënyrë të paligjshme pasi punonte me sezone atje, por rrugës vendosi që t’i jepte fund jetës. Klintoni e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Ai kishte ndërprerë kontaktet me shoqërinë në Tiranë, por edhe me ata që e ndihmuan apo shoqëruan drejt Anglisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat