Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë me mesazhin radhës për demokratët.
Me anë të një videoje në rrjete sociale, me pjesë nga Foltorja në qytetin e Shkodrës, Berisha shprehet antuziast dhe optimist për të ardhmen jo vetëm të PD-së por edhe për gjithë Shqipërinë.
“Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë video për Foltoren, që me entuziazmin tuaj të zjarrtë po mbulon me vellon e bukur të shpresës mbarë Shqipërinë”, shkruan Berisha në rrjete sociale, duke nxjerrë kështu Lulzim Bashën jashtë loje.
Pasi në video duken mbështetës të shumtë të Berishës që e ndjekin nga pas dhe janë pjesë e projektit të tij./