Nëse shitësi i një biznesi të vogël nuk lëshon kuponin tatimor për një produkt me çmim minimal, 50 mijë lekë është gjoba që duhet t’i paguaj shtetit.
Por e kundërta ndodh tek i ashtuquajturi tregu kinez në zonën e Medresesë Tiranë.
Të pashqetësuar shumica e dyqaneve nuk lëshojnë kupona tatimor për blerësit ,duke shmangur ne këtë mënyre pagesën e lartë të taksave.
Klientia: "Këto vëthët sa janë?"
Shitësja: "1 mijë lekë."
Klientja: "Po këto sa kushtojnë? "
Shitësja: "3 mijë."
Klientja: "Nxihen apo jo?"
Shitësja: "Jo."
Klientja: "Unë do marr këtë dhe këtë. Sa kushtojnë?''
Shitësja: "4 mijë lekë."
Nuk dihet nëse dyqanet kanë kasa për të prerë fatura tatimore apo jo por ajo që shihet qarte është se shitësi merr lekët i fut në çantë, kthen kusur dhe përcjell klientin pa e pajisur me kupon tatimor.
Këto dyqane nuk kanë çmime te artikujt që tregtojnë por ajo përcaktohet në varësi të klientit.
Klientja: "Çfarë çmimi ka kjo?"
Shitësja: "Me shumicë apo vetëm 1?"
Klientja: "Jo me pakicë."
Shitësja: "2 mijë e pesëqind."
Klientja: "Dy mijë më keni thënë dje."
Shitësja: "Po nëse të ka thënë 2 mijë, 2 mijë pra."
Klientja: "Unë nuk i kam për vete, mund të më japësh një kupon tatimor?"
Shitësja: "Kupon tatimor? S'ka faturë. Thjesht të lëshojë një letër dore."
Është skandaloz fakti që këto dyqane në qendër të Tiranës nuk kanë kasë fiskale.
Në rastin më të mirë të japin një letër dore për artikujt që shesin nëse klienti ia kërkon, ndërsa në të tjera raste i përcjellin klientët me një buzëqeshje duke iu shmangur dhënies së kuponit tatimor.
Ky informalitet po fuqizon tregtaret nga Kina dhe po dobëson shtetin.
Inspektorët e tatimeve veprojnë me ‘dorë te hekurt’ ndaj biznesit të vogël në vend,por mbyllin sytë ndaj bizneseve të mëdha që i sjellin shumë humbje buxhetit te shtetit.