Rritja e çmimit të produkteve të shportës dhe karburantit ka bërë që në Shkodër të thirret një protestë me karakter social- ekonomik. Organizatorë këtë herë janë sindikatat, që teksa ftojnë qytetarët të ngrejnë zërin për shqetësimet, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të qeverisë kundër abuzimit me çmimet.
Pas rritjes së çmimit të bukës dhe karburantit në Shkodër po bëhen gati për protestat e para me karakter social ekonomik.
Organizatorë janë sindikatat që thonë se rritja e çmimeve zhyt në krizë të thellë familjen shqiptare.
“Protestë sociale ekonomike, për problemin e rritjes së çmimeve të gjitha produkteve, duke filluar te çmimi bukës dhe deri te çmimi i karburanteve. Ditë më të zeza do i presin shqiptarë.”
Procesi i fiskalizimit dhe efektet tek biznesi i vogël janë një tjetër arsye e protestës.
“Protesta ka të bëjë me heqjen e fiskalizimit për biznesin e vogël deri në 2 milionë lekë për 5 vite."
Duke e quajtur Shkodrën si kryeqytetin e papunësisë përfaqësues të sindikatave kërkojnë nga qeveria ndërhyrje për ti dhënë fund abuzimit me çmimet.
“Edhe për shkak se qeveria shqiptare, nuk po subvencionon pagat dhe rritjen e çmimeve”
Protesta është lajmëruar të martën në orën 11:00 ndërsa ajo do të mbahet para Bashkisë së kryeqendrës së Veriut.