Ulja e tvsh nga 20% në 6%, Salianji me qytetarët në Korçë: Ja tabela që tregon me sa lekë ulen ushqimet

Shqipëria

Ulja e tvsh nga 20% në 6%, Salianji me qytetarët në Korçë: Ja tabela që tregon me sa lekë ulen ushqimet

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:11
Ervin Salianji

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, ishte në Korçë ku u shpjegoi qytetarëve uljen e tvsh nga 20% në 6%, një propozim ky i PD që pritet të depozitohet në Kuvend.

Qytetarët i thanë Salianjit se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme.

“Nëse qeveria e miraton nismën, vaji, sheqeri, mielli, orizi, makaronat, qumështi, buka, uji do të kenë çmime më të lira. Psh çmimi mesatar i vajit nga 2300 lekë bëhet rreth 2000 lekë, sheqeri nga 800 lekë bëhet 700 dhe me radhë, të gjitha pësojnë ulje duke u kursyer njerëzve disa mijëra lekë në fund të muajit.

Tabela e paraqitur është më e detajuar me çmimet aktuale dhe projeksionin me tvsh 6% që propozon PD, në vend të 20% që është sot”, sipas PD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat