Mesazhi i fortë i Berishës: Shqipëria po mbulohet me vellon e shpresës

Shqipëria

Mesazhi i fortë i Berishës: Shqipëria po mbulohet me vellon e shpresës

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:22
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me momentet nga Foltoret e zhvilluara nëpër disa qytete, gjatë ditëve të fundit.

Berisha shprehet entuziast dhe optimist për të ardhmen e gjithë Shqipërisë.

“Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë video për Foltoren, që me entuziazmin tuaj të zjarrtë po mbulon me vellon e bukur të shpresës mbarë Shqipërinë”, shkruan Berisha në rrjete sociale.

Kujtojmë se deri tani, ish kryeministri ka zhvilluar pesë “Foltore, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Shkodër. Kjo lëvizje e Berishës vjen pasi kreu i PD, Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë ish kryeministrin nga grupi parlamentar i PD, pas shpalljes non grata nga SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat