Xhaçka: Kemi kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar heqjen e lajmit se Shqipëria do pranojë emigrantët e Anglisë

Shqipëria

Xhaçka: Kemi kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar heqjen e lajmit se Shqipëria do pranojë emigrantët e Anglisë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:25
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka përgënjeshtruar lajmin se në Shqipëri do të ngrihet një qendër për strehimin azilantëve nga vendet e treta.

Xhaçka u shpreh se vendi ynë është krenar për strehimin e 4000 refugjatëve afganë por nuk do te kthehemi kurrë në një qendër e politikave kundër imigracionit të vendeve më të mëdha dhe më të pasura.

Ndër të tjera ministrja shkruan se ka kërkuar nga Ambasada shqiptare në Britani që lajmi i rremë të hiqet.

“Shqipëria do të presë me krenari 4000 refugjatë afganë bazuar në vullnetin e saj të mirë, por kurrë nuk do të jetë një qendër e politikave kundër imigracionit të vendeve më të mëdha dhe më të pasura. Ne kemi udhëzuar Ambasadën tonë në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar tërheqjen e këtij lajmi të rremë”, shkruan Xhacka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat