Për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve partia demokratike propozon uljen e TVSH si një mundësi për të rritur konsumin por dhe për të mos varfëruar shqiptarët.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka prezantuar efektin që do të ketë në mallrat e shportës reduktimi i taksës së vlerës së shtuar nga 20 për qind në 6 për qind
Sipas tij nëse kjo skemë do të pranohet çmimi mesatar i vajit nga 2300 lekë shkon në 2000 lekë, sheqeri dhe buka nga 800 lekë bëhen 700, qumështi dhe kosi nga 120 lekë bëhen 105 lekë.
Nga 9 produkte të llogaritura kursimi nëse do të blihet çdo një prej tyre shkon në 101 lekë.
Propozimi për uljen e TVSH për produktet bazë është bërë nga kryetari i PD, Lulzim Basha rreth 1 javë më parë dhe pritet t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.
Madje opozita ka kërkuar dhe rishikimin e taksave të karburantit duke hequr tarifën e qarkullimit me një vlere rreth 10 lekë për litër.
Kërkesat e opozitës deri më tani janë refuzuar nga mazhoroanca.