Basha: Kriza s’vjen nga tregjet botërore, por prej vendimeve kriminale të Ramës

Shqipëria

Basha: Kriza s’vjen nga tregjet botërore, por prej vendimeve kriminale të Ramës

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:14
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, tha se rritja e çmimeve në tërësi dhe paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë është pasojë e dështimeve të Qeverisë Rama, dhe jo për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Të gjithë jemi dëshmitarë që çmimi i energjisë dhe karburante ndikon te biznesi i vogël dhe ai familjar. Të gjithë e dimë që kjo ndikon te gjithçka tjetër. Duhet të kujtoj se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, kur në fakt e rriti. Dhjetëra kryefamiljarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama për shkak të rritjes së çmimeve nga Edi Rama. Jemi vendi i katërt sipas raporteve ndërkombëtare ku pjesa më e madhe e buxhetit shkon për energjinë elektrike apo karburantin. Nuk po na vjen për shkak të tregjeve ndërkombëtare, por e dështimeve të tij, të vendimmarrjes së tij gjakftohtë, por kriminale”, tha kreu i PD-së pas mbledhjes me deputetët e grupit parlamentar.

Basha shtoi se përballë kësaj situate, opozita ka bërë disa propozime.

Do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që Edi Rama po përgatit, këtë sëpatë për qafën e holluar të shqiptarëve. DO të fusë duart në xhepat e shqiptarëve për të mbyllur gropën e korrupsionit. Por nuk mund të mbushet duke u marr qindarkat e fundit shqiptarëve. Ka vetëm një mënyrë, që paratë e zhvatura me koncesione, PPP e tenderë korruptivë, të shërbejnë për të plotësuar hapat që ne kemi propozuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat