Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në Mirditë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në fshatin Reps, teksa shtëpia u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi.
Mësohet se viktima, Nikoll Prendi, 65-vjeç është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi.
Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.