Personi që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të hëne me armë zjarri në Elbasan është identifikuar si Ardian Çollaku, me precedent të mëparshëm penal. Çollaku, i cili mbante dy mbiemra, është babai i dy fëmijëve.
Krimi i rëndë ndodhi pranë një karburanti.
Ndërkohë, policia ka gjetur në fshatin Balldre një automjet të djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori apo autorët, në ekzekutim.
Çollaku rezultonte në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian. Ai ishte dënuar në Itali me 23 vjet burg nga gjykata e Modenas, për “shfrytëzim prostitucioni”.