Ashtu sikurse Ardian Çollaku, edhe viktima tjetër që u ekzekutua sonte në Elbasan nuk ishte emër i panjohur për policinë.
3 vite më parë Lulzim Bitri ishte pjesë e një përplasje bandash me armë zjarri në Tetovë, dhe akuzohet për vrasjen që ndodhi në Reçicë të Vogël.
Si pasojë e të shtënave në atë kohë mbeti i vdekur në vend Naip Rexhepi. Nga shkëmbimi i zjarrit dy të tjerë u plagosën gjatë asaj mbrëmjeje shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.
Lulzim Bitri nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve nga breshëria e plumbave që erdhën drejt tyre ditën e sotme.
Sipas raportimeve të para, thuhet se autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje ndërkohë që viktimat ishin në këmbë.