ak minuta pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme, një automjet është djegur në zonën e njohur si Metarlugjiku.
Makina tip “Volvo” është gjetur në flakë pranë Metalurgjikut dhe dyshohet t’i jetë vënë zjarri nga autorët e krimit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por nuk ka ende informacion zyrtar, teksa rënia e disa rrjeteve sociale, përfshirë Ëhatsapp ka vështirësuar më tepër raportimin.
Dy persona u vranë me armë zjarri, teksa po lëviznin më këmbë pranë një karburanti tek “Rrethrrotullimi i luleve”, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur mbledhjen e provave.