Kapet me kokainë, arrestohet infermieri “trafikant” në Sarandë

Shqipëria

Kapet me kokainë, arrestohet infermieri “trafikant” në Sarandë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Një infermier është vënë në pranga në Sarandë pasi akuzohet për veprën e rëndë penale, “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Burimet bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Flugert Lalaj, me profesion infemier në spitalin e Delvinës, pasi në makinën e tij është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat